Pas Ermir Lenjanit dhe Burim Kukelit edhe një futbollist shqiptar i është bashkuar Sionit në Zvicër, ku trajner është Paolo Tramezzani.
Bëhet fjalë për Pajtim Kasamin që është larguar nga Olympiacosi i Besnik Hasit, përcjell albinfo.ch.
Futbollisti ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e ri zviceran. Ai ka përvojë të madhe në futbollin ndërkombëtar, duke luajtur në Itali dhe Angli.
Më herët Kasami ishte anëtar i rregullt edhe në Përfaqësuesen e Zvicrës.