Policia e Kosovës njofton se rruga Radavc-Kullë do të mbyllet për qarkullim të shtunën dhe të dielën për shkak se në këtë pjesë do të mbahen garat automobilistike në disiplinën malore “Kulla 2017” .
“Më 2 shtator do të ketë stërvitje, ndërsa më 3 shtator do të zhvillohet gara automobilistike “Kulla 2017”. Andaj njoftohen të gjithë qytetarët që në intervalin kohor të cekur me lart të reduktojnë qarkullimin në aksin rrugor Pejë-Kullë”, thuhet në njoftimin e Policisë.