Është lansuar trileri i parë i filmit televiziv, i cili do ta rrëfejë jetën e vajzës së Whitney Hustonit, Bobby Kristina Brown, e cila u gjet pa ndjenja në vaskën e shtëpisë së saj në Atlanta dhe u nda nga jeta disa muaj pas qëndrimit të gjendje kome.
Bobby Kristina Brown ishte vajza e vetme e Whitney Huston dhe ajo vdiq në korrik të vitit 2015, përcjell albinfo.ch.
Fajtor për vdekjen e Bobbyt gjykata e ka shpallur të dashurin e saj, Nick Gordon, i cili është urdhëruar t’ia paguajë familjes dëmshpërblimin prej 36 milionë dollarësh.
Filmi me titull “Bobbi Kristina” do ta ketë premierën më 8 tetor të këtij viti, në kanalet ET dhe TV One.