Vonesa në konstituimin e institucioneve të reja në Kosovë po shkaktojnë sfida në vazhdimin e reformave të nevojshme fiskale, përfshirë këtu edhe reformën e skemave përfituese të veteranëve të luftës.
Kështu ka thënë përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Ruud Vermeulen, në një takim që ka pasur me ministrin në detyrë të Financave, Agim Krasniqi, transmeton albinfo.ch.
Në këtë takim u diskutua për trendet e politikës fiskale dhe ekonomike, si dhe për ekzekutimin e buxhetit të vitit 2017.
Ministri Krasniqi theksoi përkushtimin e Ministrisë së Financave për përmbushjen e obligimeve të Kosovës si anëtare e FMN-së për të mbarëvajtur stabilitetin makro-financiar.