Operacioni i koduar “Summer 2017” i policisë në Tiranë ka rezultuar i suksesshëm pasi u arrit që të sekuestrohen 12 vetura luksoze të trafikuara nga vendet e BE-së e po ashtu u arrestuan 17 persona, transmeton albinfo.ch.
Veturat e kapura nga policia janë të llojeve të ndryshme si: Mercedes Benz, E Class, S Class e ML, Audi, A8, BMW, X5 e X6, Range Rover etj. Po ashtu në këtë operacion janë sekuestruar edhe 5 motorë.
“Në kuadër të prioriteteve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, një tjetër operacion është organizuar dhe zhvilluar për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara në Republikën e Shqipërisë nga vendet e BE-së. Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 automjete luksoze dhe 5 motomjete të dyshuara të trafikuara dhe të falsifikuar numrin e shasisë”, thuhet në njoftim e policisë.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2024073877878973/