Skip to content

Vanesa, sërish në garë për këngëtaren më të mirë të Gjermanisë

Vanessa Krasniqi edhe zyrtarisht ka filluar garën për tu bërë ylli i muzikës në Gjermani

Vanesa Krasniqi ka mahnitur me zërin e saj të mrekullueshëm mbrëmë jurinë e shout DSDS (Gjermania kërkon superstarin), të cilët e përbëjnë Dieter Bohlen dhe Bruce Darnell.

Me këtë fillim të suksesshëm Vanessa Krasniqi edhe zyrtarisht ka filluar garën për tu bërë ylli i muzikës në Gjermani. Ajo me këngën “One Night Only” ka treguar edhe njëherë se është talente e muzikës dhe se nuk do të heq dorë për tu bërë këngëtare.

Dieter Bohlen ka thënë të jetë i kënaqur me zërin e saj të fortë.. “Ju jeni një nga më të mirat në mesin e vajzave”, tha Bohlen17-vjeçarja, Vanessa Krasniqi, në këtë garë nuk dëshiron asgjë më shumë vetëm se të bëhet këngëtare.

Dieter Bohlen tashmë e ka njohur talentin e Vanesa Krasniqit në spektaklin e para katër viteve “Super Talent” .

“Tani keni një mundësi të madhe që pas katër viteve të realizoni ëndrrën tuaj”, ka thënë Bohlen.

Vanessa, megjithatë është impresionuar me vendimin e  jurisë..Ajo ka marrë vlerësimin maksimal për këngën e kënduar “One Night Only” nga Jennifer Hudson.Vanesa Krasniqi, që në moshën 13 vjeçare, në vitin 2008, në një konkurrencë të ashpër kishte mbërritur deri në finalen e garës për talentet më të mëdhenj muzikorë të Gjermanisë “Supertalent”?. 

Ajo, me zërin e saj të fuqishëm dhe me talentin e rrallë interpretues, pati entuziazmuar edhe dy anëtarët e jurisë, Dieter Bohlen dhe Bruce Darnell. Ata e kishin shpallur madje si “zërin më të bukur të Gjermanisë, për moshën e saj”. 

Vanesa kishte lënë përshtypje veçanërisht me interpretimin e këngës së Kelly Clarkson “Because of you”.   Vanesa Krasniqi gjatë kësaj kohe nuk ka qëndruar duarkryq. Ajo ka kënduar në shumë koncerte dhe ka zhvilluar më tutje teknikën e këndimit.

Natyrisht, do ta ketë shumë vështirë të çojë përpara, kur dihet se konkurron krahas 35.000 të rinjve e të rejave nga Gjermania që ëndërrojnë të bëhen këngëtarë.