Sekretari i Përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë Ilir Tolaj, Zenel Kuçi udhëheqës i zyrës së Prokurimit dhe Hajrullah Fejza e Bekim Fusha udhëheqës të Njësisë Farmaceutike në të njëjtën Ministri u arrestuan nën dyshimin se janë përfshirë në korrupsion, e ka konfirmuar për mediet në Prishtinë, shefi i zyrës për informim i EULEX-it Nicolas Hawton.
“Mund ta konfirmojë atë se 4 persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në operacionin e kryer nga Task Forca Anti-korrupsion e Prokurorisë Speciale të Kosovës të mbështetura nga forcat policore të Eulex-it”, ka thënë Hawton.
Ndërkaq Bajram Tmava, avokat mbrojtës i Ilir Tolajt, nuk e ka komentuar rastin me arsyetimin se është shumë i zënë.
Zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë, përmes një komunikate, ka thënë se mbështet çdo veprim të organeve të rendit e të ligjit dhe ka ofruar bashkëpunimin e plotë për organet e hetuesisë për zbardhjen e së vërtetës.