Mbrojtësi shqiptar, Frederic Veseli ka nënshkruar kontratën e re me klubin e tij Empoli.
Futbollisti i ri do të qëndrojë në klubin italian, që garon në Serie B, deri më 30 qershor të vitit 2021.
“Empoli është i lumtur të njoftojë se është arritur marrëveshja për vazhdimin e kontratës me Frederic Veselin deri më 30 qershor të vitit 2021”, thuhet në njoftimin e klubit.
Në të kaluarën Veseli ishte anëtar edhe i Manchester Unitedit dhe Cityt.