Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është shpallur sërish Lojtari i Vitit nga UEFA.
Në garën për më të mirin ai mposhti Lionel Messin e Barcelonës dhe Gianluigi Buffonin e Juventusit.
Me Real Madridin, Ronaldo sivjet triumfoi në Ligën e Kampionëve.
Kjo është hera e tretë që ai fiton çmimin e UEFA-s.