Shkëndija ka pasur paraqitje të mirë përballë Milanit, por është mundur me rezultat 1:0. Golin e vetëm e realizoi Cutrone në minutën e 13-të.
Ndërkohë që takimi i parë i zhvilluar në Milano kishte përfunduar 6:0 për Milanin.
Shkëndija eliminohet me rezultat të përgjithshëm 7:0, derisa Milani vazhdon garat në Ligën e Evropës.
Tifozët e Shkëndijës ‘Ballistët’ kanë krijuar atmosferë të jashtëzakonshme për 90 minuta, duke përkrahur skuadrën shqiptare.
Ata kanë brohoritur edhe për Skënderbeun kur mësuan se u kualifikua në xhiron tjetër.