Federata Sindikale e Bujqëve të Kosovës, ka paralajmëruar protesta në Prishtinë më 10 prill.
Bujqit vazhdojnë të jenë të pakënaqur me angazhimet e Qeverisë për të përmirësuar gjendjen tejet të rëndë në këtë sektor.
“Kjo sindikatë i lë afat Qeverisë së Kosovës për dialogimin e kërkesave, që janë: ndarja e 10 për qind të Buxhetit të Kosovës për bujqësi, subvencionimi i fermerëve me nga 200 euro për një hektar, themelimi i një agrobanke, ndalimi i uzurpimit të tokave bujqësore dhe ndalimi i importit nga Serbia”, ka deklaruar Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqëve të Kosovës.