Firma kineze e ndërtimit “Broad Group” ka ndërtuar në nëntor 2010, brenda gjashtë ditëve një ndërtesë pesëmbëdhjetë katëshe..E njëjta kompani tani krenohet me një rekord të ri.
Punëtorët e kësaj firme ndërtuan brenda pesëmbëdhjetë ditëve një ndërtesë 30-katëshe.Bëhet fjalë për “Ark-hotel” që qëndron në afërsi të liqenit të Dongting të Kinës jugore dhe ka 183 000 metra katrorë.
Hoteli 30 katësh është llogaritur t’u bëjë ballë tërmeteve deri në 9 ballë dhe është ndërtuar me material parafabrikat.