Kampioni i Italisë Juventusi ka hyrë në garën për të transferuar mbrojtësin shqiptar të Arsenalit Shkodran Mustafi.
25-vjeçari që iu bashkua “Topçinjve” verën e shkuar, po kërkohet edhe nga Interi, por oferta për huazim është refuzuar nga klubi londinez.
Gjithsesi, gazeta italiane “Tuttosport” raporton se Juventusi tani ka kontaktuar Arsenalin për të siguruar shërbimet e mbrojtësit.
Trajneri Massimiliano Allegri e sheh Mustafin si zëvendësues të Leonardo Bonuccit që u largua drejt Milanit.