Trajneri i njohur kosovar, Besnik Hasi ka arritur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve me skuadrën greke Olympiakos.
Pas fitores 2 me 1 në ndeshjen e parë, Olympiakosi mposhti Rijekën edhe në ndeshjen e dytë. Këtë herë me rezultat 0 me 1.
Të vetmin gol e shënoi Marko Marin në minutën e 25-të.
Hasi ishte edhe më parë pjesë e Ligës së Kampionëve, në kohën sa ishte trajner i Anderlechtit