Erin Laung Worth nuk do ta harron edhe aq shpejt këtë vit. Në pushime në Afrikë, ajo bëri një kërcim të rrezikshëm nga lartësitë e Ujëvarës “Victoria” në Zimbabve. Erinës i këputet litari dhe bie në një lumë plot me krokodilë.
Nga 111 metra në thellësi, për Erin ishte një emocion që nuk e kishte kërkuar për ta bërë. Por kur ata kërcejnë në një lartësi të tillë, çfarë nuk mund të ndodhë. 25 metra mbi sipërfaqen e ujit ajo bie në lumin Zambezi , dhe për fat ka mbijetuar.
“Ishte sikur të isha e rrahur gjithkund në trup”, tregon për tmerrin e përjetuar australiania e re.
“Për të notuar pa ndihmën e këmbëve që i kishte të lidhura është mjaft e vështirë”, thotë ajo.
Por rreziqet ishin të shumta në veçanti nga krokodilët në lumë.
“Gjithçka ishte e tmerrshme, sidomos që litari i kapur për këmbë vazhdimisht bllokohej në shkëmbinj. “, thotë ErinPlagët në trup do të shërohen me kalimin e kohës, por Erin ka thënë se nuk do të bëj kurrë kërcime në lartësi të tilla. Ajo e di më së miri se sa afër e kishte vdekjen.