Kolonat e gjata në pikat kufitar Merdarë dhe Dheu i Bardhë, kanë shqetësuar zyrtarët e insitucioneve të vendit dhe kanë kërkuar nga Brukseli që të bëjë presion te Serbia që marrëveshja të zbatohet, raportojnë mediat e Kosovës.
Arsyetimi i palës serbe janë që ka pas probleme teknike me rrymë dhe sistemin e të dhënave, për zyrtarët e Josovës nuk është bindës, pasiqë kolonat kanë zgjatur me ditë të tëra.
Në këtë tollovi, më së shumti kanë pësuar mërgimtarët, të cilët kanë qendruar në Kosovë për festat e fundvitit.
Kurse zyrtarët e Kosovës shpresojnë se pas kontaktit me Brukselin, do të ketë një presion më të madh ndaj palës serbe që të zbatojë marrëveshjen.
Në ditët e para të fillimit të zbatimit të marrëveshjes nuk është shfaq asnjë problem, por këto ditë kur është fluksi më i madh i mërgimtarëve të Kosovës që shkojnë në vendet e Evropës, dhe janë shfaqur disa probleme ku janë krijuar disa radhë të gjata nga kolona e udhëtarëve.
Serbër kanë një arsyetim, plotësimi i dokumentit hyrje-dalje, po merr shumë kohë, ndërsa në kufirin e Kosovës nuk ka vonesa.