Në ndeshjen e premier ligës angleze ndërmjet skuadrave Everton dhe Bolton është shënuar një gol i pazakontë. Jo vetëm që atë e ka shënuar portieri i Evertonit, Tim Howard por atë e ka bërë pa u larguar fare nga porta e tij. Një gol nga 90 metra, pra, ose, “nga goli në gol”.
Amerikani Howard, i cili ka luajtur ndeshjen e tij të 250 në Angli, është portieri i katërt në historinë e premier ligës që shënon gol.
Përkundër kësaj, Howard nuk mundi ta ndryshojë fatin e ndeshjes. Skuadra e tij humbi me rezultat 1:2.