Kënga e saj tashmë është edhe numër një në top listat e Britanisë së Madhe, që është një sukses i jashtëzakonshëm për të
Këngëtarja Dua Lipa po vazhdon me suksese të mëdha në karrierën e saj. Ajo një muaj lansoi këngën “New Rules”, që po thyen shumë rekorde dhe po pëlqehet shumë nga adhuruesit e muzikës.
Kënga e saj tashmë është edhe numër një në top listat e Britanisë së Madhe, që është një sukses i jashtëzakonshëm për të, shkruan albinfo.ch.
Ka qenë vetë këngëtarja shqiptare që ka dhënë këtë lajm, derisa është shprehur shumë e lumtur.
Ajo i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë.