Në Elberfeld, pranë Dyseldorfit një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, pas sulmit me thikë në një dyqan, shkruan ‘Bild.de’.
Njësitë speciale kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ende nuk është e qartë se kush është apo kush janë autorët e kësaj ngjarje, përcjell albinfo.ch.
Gjithnjë sipas mediave gjermane, arsyeja lidhet me grindje private dhe jo ndonjë akt terrorist.
Personi i vdekur është 31 vjeç, ndërsa i lënduari, 25.