Gjykata Supreme i ka refuzuar kërkesën për abort dhe një vajzë nga India vetëm 10-vjeçare ka lindur. Ajo ishte e dhunuar.
Edhe pse është mirë, vajza nuk ka njohuri se ka lindur. Asaj i është thënë se do të operohet për shkak të disa problemeve në stomak, raporton “Evropa e Lirë”.
Raportohet se vajza është dhunuar nga xhaxhai i saj, i cili tashmë është arrestuar, përcjell albinfo.ch.
Prindërit e vajzës kanë refuzuar ta marrin foshnjën e sapolindur dhe janë pajtuar që ajo të adoptohet.
Çështja e vajzës 10 vjeçare është dominuar në mediat indiane gjatë javëve të fundit, pasi autoritetet kanë bërë të ditur se ky është rasti i parë i një lindje në moshë kaq të re.