Në qarkun e Tiranës po vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Sinaballaj të bashkisë Rrogozhinë. Ndërsa në Korçë janë shuar vatrat e zjarrit në pyllin me pisha në fshatin Panarit, Vithkuq, bashkia Korçë.
Sipas raportit të emergjencave civile në rrethin e Vlorës në fshatin Stjar të bashkisë Delvinë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte. “Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 150 rrënjë ullinj”, thuhet në njoftim.
Qendra e Emergjencave thekson se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 38 punonjës zjarrfikës, 7 automjete zjarrfikëse, 45 persona nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë etj.