Bashkimi Evropian ka rivendosur preferencat autonome tregtare të jashtëzakonshme, të cilat ua jep të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, deri në fund të vitit 2015.
Që nga 1 janari 2011 ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë qasje të pakufizuar pa doganë në tregun e BE. Kjo nënkupton që pothuajse të gjitha produktet me origjinë në këto vende dhe territore fitojnë lehtësira sa i përket qarkullimit të mallrave të tyre.
Këto preferenca do t`u mundësojnë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të përfitojnë në të ardhmen nga regjimi tregtar preferencial, gjë që tejkalon trajtimin e bërë deri më tash nga MSA.
Në vitin 2000 Bashkimi Evropian në Rregulloren e tij (EC) Nr 2007/2000) kishte paraparë qasje të pakufizuar, pa doganë në tregun e BE për shumicën e produkteve me origjinë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia).
Vetëm produktet si vera, sheqeri, produkte të caktuara dhe të peshkimit dhe lloje të ndryshme të produkteve nga mishi i gjedheve lejoheshin që të hyjnë në tregjet e BE-së, në bazë të kuotave tarifore preferenciale, të negociuara sipas MSA. Ky regjim u ripërtëri në vitin 2005, dhe përfundoi më 31 dhjetor 2010.
Për vazhdimin e regjimit preferncial Parlamenti Evropian votoi në favor të propozimit të Komisionit më 13 tetor 2011 dhe Këshilli e miratoi atë më 24 nëntor 2011.
Rregullorja e miratuar sot ka veprim retroaktiv, duke mundësuar kështu edhe kompensimet përkatëse për periudhën nga fillimi i vitit 2011, njofton KE Press.