Gazeta “Le Matin Dimanche” ka vënë në pah një fenomen që duket se ka shënuar rritje në Gjenevë: nënat që punësojnë kujdestare për fëmijët e tyre, i paguajnë ato vetëm nga gjashtë franga në orë.
Ato janë nëna, duke përfshirë edhe banorët përtej Alpeve, në situata të vështira financiare dhe angazhojnë në të zezë kujdestare për fëmijët e tyre për një çmim shumë të ulët, njofton albinfo.ch.
Këto thirrje për punë bëhen përmes Facebook-ut dhe korrin mjaft sukses. Sipas vlerësimeve të fundit, ka rreth 7000 punonjëse të tilla që punojnë në të zezë në Gjenevë.