Kjo festë nuk ka shkuar pa rënë në sy, apo në këtë rast, do të duhej thënë, në vesh: “Street Parade” e 26-të ka tërhequr në qytetin buzë Limmatit (Cyrih) të shtunën rreth 900.000 pjesëmarrës, kanë njoftuar organizatorët në Facebook.
Të gjithë me kostume të llojllojshme në mesin e turistëve të çuditur, festa zgjati tërë natën në zemër të Cyrihut.
Nga mbrëmja vonë, policia, megjithatë, ka raportuar se 92 persona janë arrestuar, duke përfshirë edhe 42 për vjedhje dhe 26 të tjerë të dyshuar për trafikim të drogës.
Edicioni i 26-të i këtij marshi karakteristik është mbajtur nën moton “Love never ends” (dashuria nuk ka fund), shkruan albinfo.ch. “Paradistët” vallëzojnë duke parakaluar rrugëve të qytetit dhe promovojnë kështu dashurinë, lirinë, paqen dhe tolerancën.