Serbia do të mundohet që ta pengojë në çfarë do mënyre anëtarësimin e Kosovës në UNESCO shkruan gazeta serbe “Novosti”. Ajo njofton se për këtë, Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq e presidenti Aleksandar Vuçiq, janë pajtuar që gjatë muajit shtator të dërgojë emisar special në tetë shtete për të penguar Kosovën për tu bërë pjesë e kësaj organizate.
Kjo gazetë thekson se deri më 9 gusht emisarët special nga 27 shtete të parapara kanë vizituar 19 prej tyre në aksionin e lobimit diplomatik kundër kandidaturës së Kosovës. Serbia para dy viteve ia pati dalë që të pengojë Kosovën për tu bërë pjesë e UNESCO-së.