Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin e bazuar se kishin mashtruar një numër të madh të bashkatdhetarëve me bileta për aeroplan me destinacion Zvicrën dhe Gjermaninë. Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale, është konfiskuar një CD me të dhënat e rezervimeve si dhe shumën e pagesave të klientëve.
Vlera e mashtrimeve nga ana e të dyshuarve është rreth 68,817 franga zvicerane dhe 25,798 euro, njofon KP. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tyre pritet të merren masa ligjore nga drejtësia kosovare.
Ndryshe, bashkatdhetarët shumë herë kanë ra preh e mashtrimeve nga grupeve të organizuara që merret me shitjen e biletave. Gati çdo vit ndodhe që disa bashkatdhetarë të presin me ditë nëpër aeroporte për të udhëtuar nëpër vendet e tyre të punës. Vitin e kaluar disa bashkatdhetarë kishin njoftuar albinfo.ch, se si disa kompani kanë shitur dukshëm më shumë bileta se sa që ka vend një aeroplan.