Drejtori për Kufirin në Rajonin e Ohrit, Xhelal Lata ka deklaruar se azilkërkuesit shqiptarë po e përdorini në mas të madhe aeroportin e vogël të Ohrit për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian. Këtë informacion ai e ka bërë publik në takimin që ka pasur në Qafë Thanë me Drejtorin e Policisë së Shqipërisë, Haki Çako.
“Më e reja që paraqitet si problematikë është kërkesa e azilkërkuesve të cilët vijnë nga Shqipëria dhe kalojnë në pjesën e shteteve evropiane, transmeton albinfo.ch. Në këtë drejtim bashkërisht kemi hartuar një plan të cilin po e zbatojmë rregullisht dhe si vend ku ne mbulojmë pjesën e aeroportit të Ohrit, që është një aeroport më i vogël, mirëpo për këta njerëz është shumë i përshtatshëm, që t’i kryejnë veprat e tyre që të mund kalojnë në vendet e BE-së duke menduar se këtu mund të kalohet më lehtë për shkak të dokumentacioneve të dyfishta që i kanë”, ka thënë Kata.
Ndërsa drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako u bëri apel të gjithë qytetarët që të mos kërkojnë azil në vendet e Evropës pasi tha se atyre nuk do tu pranohet azili.