Franca ka kthyer të mërkurën 30 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil politik në këtë vend.
Sipas “Top-Channelit”, ky ishte avioni i tretë që ulet në Rinas për pak ditë, ndërkohë që pritet të vijë edhe një tjetër pak ditë më vonë.
“Shqipëria është vend i sigurt, s’ka azil për ne”, ka thënë zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda, për ata që duan të ikin në drejtim të vendeve të BE-së për të kërkuar azil.