Kosova ka pësuar humbjen e parë në parakualifikimet në basketboll për Botërorin “Kina 2019”.
Përfaqësuesja e Kosovës u mposht 76 me 50 nga Estonia, në kuadër të Grupit C.
Pas kësaj ndeshje, Kosova mbetet e dyta në grup, prapa Estonisë që ka dy fitore.
Më 12 gusht Kosova zhvillon ndeshjen e radhës me Maqedoninë, të cilën në shtëpi e kishte mposhtur javën e shkuar.