Një iniciativë për referendum, e nisur nga rinia e SVP-UDC-së së qytetit të Bernës ka rezultuar me nënshkrime të falsifikuara.
Në kushte normale konsiderohet që në shumën e nënshkrimeve të një iniciative të ketë rreth 10% nënshkrime të pavlefshme ose të falsifikuara. Mirëpo në rastin e Bernës bëhet fjalë për falsifikimin e afërsisht gjysmës së nënshkrimeve të kontrolluara, respektivisht 500 syresh.
Për këtë arsye, organet ndjekëse kanë nisur hetimet ndaj bartësve të iniciativës.
Iniciativa kërkonte ashpërsimin e kritereve për natyralizimin e të huajve (dhënien e shtetësisë).
Të rinjtë e SVP-UDC-së së Bernës akuzohen se falsifikimin e kanë bërë në mënyrë sistematike, shkruan gazeta “Berner Zeitung”. Por ende mbetet e paqartë nëse falsifikuesit e nënshkrimeve janë pjesë e grupit të organizatorëve apo dikush tjetër, duke dashur të dëmtojë iniciativën, ka bërë falsifikimet.