Adem Mikullovci ka ftuar deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës që më 10 gusht, në orën 10:00, të vazhdojnë seancën konstituive të ndërprerë të premten.
Në vazhdim të seancës konstituive mbetet vetëm pika e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.
Para kësaj seance do të mbahet edhe një takim konsultativ mes partive politike.
Deputeti më i moshuar i kësaj legjislature, Adem Mikullovci, kishte shtyrë vazhdimin e seancës pas mungesës së koalicionit PAN në vazhdimin e fundit.