Pas disa ditëve të nxehta, në Kosovë pritet që të mbajë mot i ndryshueshëm, pjesërisht i vranët.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pret që javën e ardhshme të ketë ulje të temperaturave maksimale për 3 deri në 8 gradë Celsius.
Po ashtu pritet që vranësirat në disa vende të shoqërohen me reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-36 gradë Celsius.