Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj gjatë ditës së djeshme si pasojë e një aksidenti komunikacioni ka vdekur një person.
Ky aksident raportohet se ka ndodhur në fshatin Komogllavë në orën 18:40.
Policia thotë se ka arrestuar një person që “nga pakujdesia gjatë vozitjes e ka goditur personin mashkull K-shqiptar i cili ishte me motoçikletë”.
Mjekët e ndihmës së parë kanë konstatuar në vendin e ngjarjes se viktima ka ndërruar jetë.