Skip to content

Zvicra sërish mund të eksportojë municion në Katar

Zvicra mundet sërish të eksportojë material luftarak në Katar. Disa muaj pasi ishte ndaluar kjo lloj tregtie, Sekretariati Shtetëror për Ekonomi i Zvicrës, Seco, ka hequr ndalesën. Arsye për ndalesë patën qenë njoftimet sipas të cilave municioni i koncernit zviceran për prodhimin e armatimit, Ruag, u ishte shitur kryengritësve në Libi. Municioni kishte rënë në […]

Zvicra mundet sërish të eksportojë material luftarak në Katar. Disa muaj pasi ishte ndaluar kjo lloj tregtie, Sekretariati Shtetëror për Ekonomi i Zvicrës, Seco, ka hequr ndalesën. Arsye për ndalesë patën qenë njoftimet sipas të cilave municioni i koncernit zviceran për prodhimin e armatimit, Ruag, u ishte shitur kryengritësve në Libi.

Municioni kishte rënë në duart e kryengritësve përkundër marrëveshjes që Emirati i Katarit e kishte nënshkruar me Zvicrën, sipas të cilës nuk kishte të drejtë t`ia shiste materialin luftarak palëve të treta.

Katari ndërkohë pati kërkuar falje.

Eksportimi i municionit në Libi kishte ndodhur si pasojë e “një gabimi në logjistikën e ushtrisë”, kishte qenë shpjegimi i Seco-s për radion DRS.