Rreth 40 fluturime në ditë realizohen në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nga shumë destinacione të ndryshme.
Prej tyre tetë deri në dhjet fluturime bëhen nga aeroportet e qyteteve të Zvicrës, siç është aeroporti i Cyrihut, Bazelit e Gjenevës.
Po ashtu linja të shpeshta ka edhe nga disa qytet të Gjermanisë.
Nga një a po më shumë fluturime në ditë ka edhe nga: Vjena, Lubjana, Oslo e Kopenhaga, transmeton albbinfo.ch. Një fakt interesant është se në këtë sezon janë shtuar dukshëm numri i fluturimeve për në qytetet e Turqisë. Deri në 7 ose 8 fluturime realizohen në ditë nga Prishtina për në Antalya dhe Stamboll e këtë drejtuesit e APN-së thonë se qytetarët e Kosovës e shfrytëzojnë më së shumti për pushime verore.