Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Unë jam duke kërkuar për një politikë liberale të vizave e cila reflekton rolin e Gjermanisë në një botë të globalizuar”, ka deklaruar Vestervelle.
Sipas Reuters, kontrolli i lehtësuar i vizave mund të pritet për të ndihmuar mijëra njerëz dhe kompani nga Rusia dhe Kina që dëshirojnë të të bëjnë biznes në ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian.
Rregullat e reja janë të dizajnuara për të lehtësuar dhe shpejtuar lëshimin e vizave, duke kërkuar dokumente më pak, duke bërë formularët të disponueshme në internet, dhe duke siguruar që vendimet të merren brenda 72 orëve. (Albinfo.ch & REL)