Vera e këtij viti ka qenë jo e mirë për shumë pushues në bregdetin shqiptar. Shumë persona kanë humbur jetën këtë verë me gjithë masat që janë marrë nga institucionet e shtetit Shqiptar.
Rasti i fundit është ai së enjtes kur një i moshuar rreth orës 19:00 vdiq në plazhin e Qeparoit derisa ishte duke u larë në det raportojnë mediet shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Policia njofton se shtetasi I.R., 79-vjeç, ka marrë ndihmën e mjekëve të spitalit të Himarës dhe më pas është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Sarandës, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Viktima ishte nga Tirana dhe ishte pushues në Qeparo. Policia thekson se i moshuari vuante nga tensioni, pasi gjatë kontrolleve iu gjetën medikamente në banesën ku pushonte.