“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, ka krijuar një momentum të ri në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit edhe të shteteve të mbetura të Ballkanit në NATO” ka thënë Presidenti Hashim Thaçi. ë Samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ , i cili po mbahet në Podgoricë edhe është bashkë-organizohet nga Mali i Zi dhe Maqedonia.
Thaçi tha se Samiti i Kartës së Adriatikut këtë vit është shumë i veçantë. “Pjesëmarrja e zëvendëspresidentit amerikan, Michael Pence, vetëm pak muaj pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, është dëshmia më e mirë se anëtarësimi i Kosovës dhe shteteve tjera aspiruese në NATO, do të jetësohet”, theksoi Presidenti. Në kuadër të këtij samiti Thaçi, do të zhvillojë një takim bilateral edhe me zëvendespresidentin e SHBA-së, Michael Pence.