Tajfuni i madh i vikendit që shkoi në Oqeanin Pacifik ishte stuhia më e fuqishme e vitit. Noru u shndërrua në një supertajfun brenda vetëm një dite, duke u bërë stuhia më e fuqishme në botë për vitin 2017, deri tani.
Sipas “Weather Channel”, erërat e stuhisë u rritën për 140 milje për orë, në vetëm 18 orë. Kjo rritje e bëri atë të fuqishme sa kategoria e pestë e uraganeve, me erëra të qëndrueshme deri në 265 km/orë.
Që nga fundjava, tajfuni ka pësuar rënie të lehtë, por sipas disa parashikimeve ka gjasa që ai të “rifunksionojë” sërish.
Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës ka arritur të kapë momentin interesant nga kjo stuhi duke treguar se si dukej planeti në ato momente.