Një burrë u plagos rëndë natën mes së martës dhe të mërkurës në stacionin Stadelhofen, në qytetin e Cyrihut. Aksidentalisht ai ka rënë në binarë dhe është goditur nga një tren, i cili po mbërrinte në stacion.
“41-vjeçari ishte duke pritur trenin, kur për arsye të panjohura ra në binarët e trenit”, ka bërë të ditur të mërkurën policia kantonale.
Pavarësisht frenimit emergjent të lokomotivistit, treni ka goditur njeriun e shtrirë në hekurudhë. Burri në fjalë është dërguar në spital.
Policia ka përjashtuar ndërhyrjen e një personi të tretë. Një hetim tashmë është hapur nga prokurori publik.