Çanta misterioze e lënë mbrëmë në sheshin Bundesplatz (sheshi para Pallatit Federal) të Bernës ka qenë e parrezikshme. Këtë njoftim e ka dhënë Policia Kantonale e Bernës sot, duke sqaruar opinionin lidhur me bllokimin që ajo i kishte bërë natën e mbrëmshme sheshit të përmendur dhe rrugëve përqark, raportion bernerzeitung.ch.
Në çantë janë gjetur vetëm disa aparate elektronike dhe asgjë e rrezikshme.
Pronari i çantës vazhdon të jetë nën përkujdesje të policisë, transmeton albinfo.ch. Me rastin e arrestimit, ai kishte me vete një imitim pushke (Softair) që nga pamja nuk dallohet nga një pushkë e vërtetë.
Ai, në mbrëmjen e të martës fillimisht kishte kërcënuar dhe pastaj e kishte vendosur çantën e tij të shpinës para një restoranti në Bundesplatz. Siç kemi shkruar tashmë, policia e ka hequr me robot çantën e përmendur dhe ka arrestuar pronarin e saj.