Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës ka sqaruar se të enjten më 3 gusht nuk do të votohet qevria por vetëm kryetari i Kuvendit. Ndërsa ka shtuar se se ndihet i privilegjuar për mbështetjen e madhe që ka marrë nga qytetarët e Kosovës.
“Është një legjistlaturë që ka shumë punë para vetes, punë që e presin këtë mandat dhe besoj që qeveria e koalicinit PAN do të jenë në krye të detyrës që sa më shpejt të fillojë t’i kryejë punët që na presin. Ne kemi mbështetjen e mjaftueshme për ta votuar edhe qeverinë dhe besojmë që seanca e të enjtes të rrjedhë mirë dhe shpejt që të vazhdojmë me hapat e ardhshëm që është marrja e Qeverisë”, është shprehur ai, transmetonalbinfo.ch.
Sa i përket kandidatit për kryetar të kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Krasniqi ka thënë që ende nuk është fakt i kryer.