Përve efektit të krizës financiare globale, mjedisi ekonomik në Shqipëri, kërcënohet nga një sërë problemesh të brendshme, që nuk po gjejnë zgjidhje.
Korrupsioni, efikasiteti i ulet i administratës publike, apo presioni që ushtrohet për mitmarrje, janë tri nga ankesat kryesore të biznesit.
Në mbyllje të vitit, shoqatat e biznesit kanë kryer një anketim ne 500 ndërmarrje ne Shqipëri, ku ka rezultuar se 97 % e tyre evidentojnë korrupsionin si shqetësimin kryesor.
Ndërsa kontrollet që ushtrohen në mënyrë subjektive për qëllime presioni, tregojnë mungesën e konkurrencës në treg.
40 % e biznesmenëve pohojnë se paguajnë nën dorë, për të marrë një shërbim, si e vetmja rrugë për të mos u penalizuar, raportojnë mediat e Tiranës.
Sipërmarrësit shprehen se nuk e kanë problem nivelin e taksave, por kërkojnë reduktimin e barrierave që ndikojnë ne rritjen e kostove.
Sa i përket vitit 2012, nga anketimi ka rezultuar se nuk pritet të ketë ulje të numrit të të punësuarve, por as rritje e tyre. Ndërsa investimet duket se do te tkurren për shkak te krizës se likuiditeteve.