Në të ardhmen, në Zvicër do të lejohet ndjekja e kryesve të veprave penale, përmes lokalizimit të numrave të telefonave mobilë.
Një vendim të tillë e ka marrë sot Gjykata Federale e Zvicrës.
Shkas për këtë vendim janë bërë tri raste të plaçkitjeve të rënda që kishin ndodhur në fillim të vitit. Ndjekësit e kriminelëve, duke kërkuar gjurmët e tyre, kishin dashur të zbulonin se cilët numra telefoni celular ishin përdorur në kohën e caktuar në vendet ku kishin ndodhur sulmet për plaçkitje.
Në kantonin Aargau kjo gjë u ishte ndaluar, dhe për këtë arsye çështja kishte shkruar deri në Gjyqin Federal, në Lozanë.
Gjykatësit në Lozanë kanë vendosur se hetimi i krimeve përmes lokalizimit të numrave të telefonave celularë mund të bëhet por vetëm në rastet e delikteve të rënda. Po kështu, ndjekësit duhet të kufizohen në shfrytëzimin e numrave në fjalë.