Ismail Morina para dy muajsh është arrestuar në Kroaci, derisa ekziston rreziku që ai të ekstradohet në Serbi.
Kjo është e papranueshme për familjarët e tij, derisa kanë reaguar të gjithë në lidhje me këtë çështje, duke kërkuar lirimin e Ballistit, i cili kishte lëshuar dronin me flamurin e Shqipërisë etnike në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama pritet që të kërkojë që Ballisti të mos ekstradohet në Serbi, derisa me këtë çështje po merret edhe Armand Duka, president i FSHF-së.
Por, mbështetja e madhe Ballistit i ka ardhur edhe futbollistë kuqezi, Lorik Cana, por edhe shumë tifozeri anembanë trojeve shqiptare.
Ja një nga mesazhet më të përhapura në rrjetet sociale:
Sot, më shumë se kurrë jemi bashkë, me një dëshirë e një qëllim, duke reaguar ndaj vendimit të gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail Morinës.
E konsiderojmë një veprim absurd dënimin e një tifozi, i cili shprehu në një mënyrë origjinale mbështetjen e skuadrës.
I qëndrojmë pranë Ballistit, e nxisim autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem. Të gjithë për një!#LiriPërismailMorinën