E ardhmja e Migjen Bashës dukej në Zvicër, megjithatë duket se kjo nuk do të ndodhë, raporton albinfo.ch.
Atë nuk e lëshon skuadra italiane, Bari që ende llogarit në të dhe e sheh si një lojtar me shumë përvojë që do t’iu ndihmojë në sezonin e ri.
Për Bashën ishte interesuar Sioni, por, e ardhmja e mesfushorit shqiptar duket në Itali te Bari.
Pas barazimit në miqësoren 1:1 kundër Fiorentinas, trajneri i Barit, Alberto Cavazzi, e ka lavdëruar mesfushorin shqiptar.
“Më i miri në fushë ishte Basha, kishte personalitet, i dha gjeometri lojës dhe shumë cilësi”, theksoi ai.