Hoteli “Null Stern” është një atraksion i jashtëzakonshëm në Zvicër. Hoteli “Null Stern” apo “pa yje”, është në qiell të hapur pa mure e çati, derisa ylli i vetëm konsiderohet mysafirët, shkruan “Weather.com”
Hoteli është konceptuar si një instalim arti nga artistët zviceranë, Frank dhe Patrik Riklin në vitin 2008.
Ky hotel pa mure e çati ka befasuar të gjithë. Bashkëthemeluesi Daniel Charbonnier ka thënë se kjo është një përvojë e mrekullueshme për vizitorët.
Hoteli ishte hapur në qershor të vitit 2016 dhe ndodhet gati 2 mijë metra në alpet zvicerane.
Charbonnier dhe vëllezërit Riklin e kanë ndërmend të hapin vizionin e tyre në të gjithë Zvicrën, për të krijuar dhoma hoteli në çdo rajon turistik, si instalime të përkohshme.