Mesfushori nga Kosova, Valon Berisha që pesë vjet luan për Salzburgun, por kjo mund të ndryshojë sezonin e ardhshëm, shkruan albinfo.ch.
Valon Berisha po kërkohet nga Stoke City e Anglisë dhe Schalke e Gjermanisë, që kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës.
Nëse Berisha transferohet në Stoke City do të gjente yllin shqiptar, Xherdan Shaqiri, kurse nëse kalon në Schalke, Donis Avidjaj.
Vlera e Berishës llogaritet rreth dhjetë milionë euro, derisa ka qenë njëri nga futbollistët kryesor të skuadrës së Salzburgut në vitet e fundit.