Me ndeshjet e sotme ka filluar sezoni i ri në Superligën zvicerane, ku janë regjistruar rezultate mjaft befasuese, raporton albinfo.ch.
Baseli në xhiron e parë ka pësuar nga Young Boys me rezultat 2:0. Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka luajti për 90 minuta në fushë.
Në takimin tjetër të zhvilluar Lausanne dhe St. Gallen ka barazuar 3:3 në një ndeshje fantastike.
Benjamin Kololli ka hyrë në pjesën e dytë për Lausannen, derisa Gjelbrim Taipi për St. Gallenin.