Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, të shtunën dhe të dielën do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore në basketboll. Këto dy ndeshje do të zhvillohen në Tiranë, raporton albinfo.ch.
Të dy takimet do të zhvillohen nga ora 19:00. E para do të zhvillohet me dyer të mbyllura, kurse e dyta do të jetë e hapur për shikuesit.
Kosova dhe Shqipëria kanë luajtur edhe më parë ndeshje miqësore.
Këto ndeshje do t’iu ndihmojnë në parakualifkimet për Kampionatin Botëror “Kina 2019”.